Konte: Jovetiç kushton për Italinë

0

Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, ka pranuar se ylli i Fiorentinës, Stevan Jovetiç, është tepër i shtrenjtë për klubin e tij.

Sulmuesi malajzes gjerësisht është folur për një kalim në Torino vitin e fundit. Për të janë interesuar edhe Arsenali me Manchester Sitin. Por Konte thotë se Juve, e as ndonjë skuadër tjetër italiane, nuk mund të paguajë një shumë sa kërkon Viola për të.

“Ai ka një çmim të lartë që është i justifikuar pasi ne flasim për një lojtar të shkëlqyeshëm. Por sa i takon çmimit, është e qartë se ai nuk do të shkojë te ndonjë klub italian, por diku tjetër”, ka thënë Konte.

Zonja e vjetër tashmë ka sjellë në skuadër dy sulmues këtë verë, Karlos Tevez dhe Fernando Lorente.

/Ariglon Pali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here