Konsulli grek: Kisha e pavarur, vendimet i merr vetë

Konsulli grek: Kisha e pavarur, vendimet i merr vetë

Konsulli grek në Gjirokastër, Nikolas Katrakoi, ka zhvilluar paraditën e sotme një takim me kryetarin e Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, ku është diskutuar çështja e Pallatit të Kulturës, godina e së cilës ka nxitur konfliktin mes kishës dhe Bashkisë së këtij qyteti. Takimi është zhvilluar pa praninë e medias, ndërsa mësohet se konsulli grek

Konsulli grek në Gjirokastër, Nikolas Katrakoi, ka zhvilluar paraditën e sotme një takim me kryetarin e Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, ku është diskutuar çështja e Pallatit të Kulturës, godina e së cilës ka nxitur konfliktin mes kishës dhe Bashkisë së këtij qyteti.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medias, ndërsa mësohet se konsulli grek në këtë takim është shprehur se kisha është institucion i pavarur dhe si i tillë, i merr vetë vendimet. Sipas konsullit grek, nuk është koha dhe vendi të merren vendime të shpejtuara.

Ndër të tjera, Jaçe i ka  bërë të ditur konsullit grek në Gjirokastër, se dhuna e klerikëve ndaj përmbaruesve ka qenë e papranueshme dhe se kjo çështje, mund të zgjidhet vetëm me dialog.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar