Konkursi ndërkombëtar Philip C. Jessup, Shqipëria përfaqesohet nga “Bedër”

0

Një ekip me studentë të Departamentit të Drejtesisë, përfaqësuan Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition.

Tashmë në vitin e tij të 60-të, Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 700 Universitete nga mbarë bota.

Raundet ndërkombëtare u zhvilluan me datë 31 Mars – 6 prill 2019, në Hyatt Regency në Kapitol Hill, Uashington, DC.

Ekipi i studentëve të Kolegjit Universitar Bedër konkurroi me studentët nga Indonezia, Brazili, India dhe Iraku, dhe morrën sugjerime pozitive nga anëtarët e jurisë për përfomancën e treguar.

Ekipi përbëhej nga studentet Thoma Kristo, Razie Hela dhe Ines Sota, si dhe trajnerët Daniel Klingenberg dhe Albi Cela.

Skuadra e “Bedër” është e vetmja nga Shqipëria që përfaqesohet në këtë kompeticion prestigjioz për të gjashtin vit radhazi, duke bërë një paraqitje mjaft dinjitoze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here