Kongresmeni Engel: Reputacioni i Shqipërisë varet nga zgjedhjet

Kongresmeni Engel: Reputacioni i Shqipërisë varet nga zgjedhjet

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, gjatë një interviste për agjencinë  “INA” i bën thirrje partive shqiptare të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi reputacioni i Shqipërisë lidhet drejtpërsëdrejti me to. “Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të ketë zgjedhje të lira, te ndershme dhe demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, gjatë një interviste për agjencinë  “INA” i bën thirrje partive shqiptare të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi reputacioni i Shqipërisë lidhet drejtpërsëdrejti me to.

“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të ketë zgjedhje të lira, te ndershme dhe demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër. Gjithkush është duke monitoruar dhe ndjekur nga afër zgjedhjet në këtë shtet. Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe unë mendoj se zgjedhjet e lira dhe të pastra do ta ndihmonin anëtarësimin e Shqipërisë edhe në Bashkimin Evropian, e kundërta nuk do të ishte lajm i mirë, sepse e gjithë bota është duke vëzhguar”, është shprehur kongresmeni Engel.

“Nuk më intereson shumë se kush është në komision, por me rëndësi është që komisioni ta bëjë punën në pajtim me ligjet në fuqi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, shtoi demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve amerikanë.

Sipas tij, detyra primare e KQZ-së është të lërë pas ndikimet politike dhe të realizojë zgjedhje që arrijnë standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët dhe që do t’i shërbejnë gjithë kombit shqiptar.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar