Konflikti për pronën, banorët e mbrojnë me armë

Tiranë-Konflikti për pronësinë e një banese ka bërë që disa banorë të qëllojnë me armë ndaj përmbaruesve privat. Ngjarja ka ndodhur  në rrugën “Fortuzi” në Tiranë ku banorët e shtëpisë private pretendojnë se prona u takon atyre. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes një prej banorve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të përmbaruesve,

Tiranë-Konflikti për pronësinë e një banese ka bërë që disa banorë të qëllojnë me armë ndaj përmbaruesve privat.

Ngjarja ka ndodhur  në rrugën “Fortuzi” në Tiranë ku banorët e shtëpisë private pretendojnë se prona u takon atyre.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes një prej banorve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të përmbaruesve, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka shoqëruar në komisarjat Artan Sadikun, si dhe ka sekuestruar armën e tij.

“Po na nxjerrin nga shtëpia me padrejtësi, me letra të falsifikuara. Kjo shtëpi është e jona. Ka patur një dhomë dhe një ahur. Zoti Rexhep Cali pretendon të marrë shtëpinë e babës tim. Kemi 8 muaj në terror, në presion. Jemi shkatërruar nga nervat. Unë jam anëtare e PD-së, kam punuar për këtë pushtet dhe po punoj akoma për t’i dhënë vota, dhe mua po më nxjerrin nga shtëpia,” u shpreh vajza e autorit të ngjarjes.

Nga ana tjetër familja Cali pretendon se ka dokumentet e nevojshme që vërtetojnë pronësinë e banesës

Sipas të dhënave këtu banonin 3 familje, të cilave u ishte dhënë 7 ditë afat për të lënë banesën, dy u larguan, por familja Sadiku nuk pranon të dalë. ‘’Ne vetëm po zbatojmë ligjet e shtetit”,- u shpreh Saimir Cali.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar