Konflikti i Sirisë ndryshon nga i Kosovës

Konflikti  i Sirisë ndryshon nga i Kosovës

Nga revista amerikane ”The Atlantic” Revista mujore “The Atlantic”  e ka hedhur poshtë ngjashmërinë mes luftës së Kosovës dhe asaj të Sirisë, duke shkruar se konfliktet janë “tërësisht të ndryshme”. Revista nis me deklaratën e presidentit amerikan, Bill Clinton më 24 mars 1999 për sulmet ajrore kundër Serbisë duke thënë: ”Duke i dhënë fund kësaj tragjedie

Nga revista amerikane ”The Atlantic”

Revista mujore “The Atlantic”  e ka hedhur poshtë ngjashmërinë mes luftës së Kosovës dhe asaj të Sirisë, duke shkruar se konfliktet janë “tërësisht të ndryshme”.
Revista nis me deklaratën e presidentit amerikan, Bill Clinton më 24 mars 1999 për sulmet ajrore kundër Serbisë duke thënë: ”Duke i dhënë fund kësaj tragjedie është domosdoshmëri morale. Fëmijët tanë kanë nevojë dhe e meritojnë një Evropë në paqe, të lirë dhe stabile”.

“Brenda pak minutash, forcat e NATO-s kanë filluar ta sulmojnë Serbinë me bomba dhe raketa, fillimi i asaj që njihet sulmi më i madh ushtarak në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”.

Revista bën një paralelizëm me heqjen nga pushteti të Slobodan Millosheviqit në vitin 2000 nga NATO-ja dhe presidentit aktual amerikan, Barack Obama, për një intervenim të mundshëm në Siri.

“Derisa Obama dhe ekipi i tij lobojnë për përkrahjen e Kongresit për Sirinë, Jugosllavia shpesh përmendet nëpër biseda”. i përket faktit që në Jugosllavi është intervenuar pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së krijon një lloj ngjashmërie ndërsa në të dy rastet tashmë janë shkelur vijat e kuqe. Në Siri janë përdorur armët kimike ndërsa në Kosovë “vija e kuqe” është shkelur me masakrën e Reçakut, të vitit 1999 ku u vranë shumë civilë shqiptarë.
Mirëpo kur shikohet situata në terren, atëherë përfundon edhe tërheqja e paraleleve.

Sipas “The Atlantic” janë tre gjëra të mëdha në të cilat Kosova dhe Siria dallojnë.

1). Dallimi i parë është te shtetet të cilat e rrethojnë Kosovën dhe shtetet e rajonit ku gjendet Siria. Charles Kupchan, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown të Washingtonit thotë: “Siria është e rrethuar nga shtete që edhe vetë janë në pikën e jostabilitetit, pra është një ambient shumë i vështirë për fuqitë e jashtme që të përzihen”.

“Ndërsa “fqinjësia e mirë” e Kosovës sjell edhe dëshirën për anëtarësim në NATO dhe BE, që shtetet mund të aspirojnë atëherë kur e arrijnë një nivel të paqs dhe prosperitetit. Së bashku, këto organizata tashmë i kanë si anëtare disa shtete që kanë dal nga ish Jugosllavia”.

2). “Në Kosovë nuk ka pasur realisht ndonjë xhihadistë. Një tjetër shqetësim është se nëse SHBA-të pa qëllim apo me qëllim i sjell rebelët në pushtet në Siri, ka mundësi që rebelët e “gabuar”, rebelët  ekstremistë si Jabhat al Nusra do ta merrnin pushtetin pas konfliktit. Ky shqetësim nuk ka ekzistuar në rastin e Kosovës pasi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka pasur një kontigjent të fuqishëm ekstremistë dhe se ata kanë qenë “partner i besueshëm në terren”.

Kupchan vlerëson më tej  se opozita aktuale në Siri sot është e ndarë, ndërsa ka pjesë të saj që janë të lidhura me ekstremistët të cilët pas një intervenimi të mundshëm amerikan do te kenë mundësi më të mëdha  për të ardhur në pushtet.

“The Atlantic” shkruan se dallimi i tretë  është  përbërja etnike e të dyjave vendeve.

3). “Tensioni kryesor në Kosovë ka qenë në mes të serbëve dhe shqiptarëve të cilët e përbëjnë 90 % të popullates. Siria është një kazan ku sunnitët, alaitet, kristianët, kurdët dhe grupe të tjera kanë interesat e tyre, ndërsa ka raste që shihen dallime shumë të mëdha mes tyre.

Megjithëse të dy konfliktet janë raste të ndryshme, nuk do të thotë se nuk duhet intervenuar në Siri.  Derisa në Kosovë mandati ka qenë që jo vetëm të ndalohen vrasjet, por të largohen forcat serbe prej Kosovës dhe nëse Millosheviqi nuk pajtohej, NATO kërcënonte edhe me trupa tokësore.
Në Siri, ajo që administrata e Obamës ka thënë, ka për qëllim që vetëm ta ndëshkojë Assadin për përdorimin e armëve kimike.

Kupchan thotë se përpjekjet për të sjellë paqen në  Siri janë  një detyrë shumë më e rëndë se sa sjellja e paqes në Kosovë. Largimi i forcave  serbe i ka dhënë fund “lojës”, ndërsa në Siri, “kush dreqin e di si të ndërtohet një shtet funksional që i jep fund dhunës?”

 Përgatiti në shqip për “Objektiv.al”:  Elta Liksenaj

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar