Konfirmohet bashkëpunimi midis Bebe Rexhës, Dua Lipës, Rita Orës dhe Ava Max.

0

Krahas yjeve shqiptare si Dua Lipa , Bebe Rexha, Rita Ora së fundmi në arenën ndërkombëtare është bashkuar edhe një artiste e re si Ava Max.
Por ndoshta talenti i tyre do te bashkohet në një projekt  të përbashkët.

download

Kjo ide ka qënë e Bebe Rexhës, e cila është shprehur nëpërmjet një postimi në Twitter për një bashkëpunim midis këngëtareve.
“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”  është shprehur Bebe Rexha duke shoqeruar me ngjyrat kuq e zi.
Përgjigjet nga këngëtaret shqiptare kanë qënë pozitive. Reagimi i  parë ka erdhur nga Dua Lipa e cila komentoi në gjuhën shqipe “Hajde Shqipe”. Me këtë koment këngëtarja la të kuptohet se është pro këtij bashkëpunimi.
Nuk ka munguar as reagimi i këngëtares së re e cila po bën bujë në rang ndërkombëtar, Ava Max. Këngëtarja ka shkruar “New lady marmalade” e cila me këtë koment i referohet hitit të famshëm “Lady Marmalade”, të kënduar nga Christina Aguilera, Mya, Pink dhe Lil’ Kim.


Përgjigjia e fundit pozitive nuk vonoi shumë edhe nga Rita Ora e cila është shprehur në rrjetin e saj Instagram: “Jam pro…I respektoj të gjitha këto femra”.
Deri tani secila prej këngëtareve ka dhënë përgjigje pozitive, nuk ngelet gjë tjetër veçse të shohim nëqoftë se këngëtaret do të angazhohen për këtë bashkëpunim.

P.Barjamllari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here