Banka e Shqipërisë është vonuar në marrjen e masave lehtësuese për nxitjen e kreditimit nga sistemi bankar në kushtet e krizës globale. Vlerësimi është bërë nga Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, gjatë një deklarate publike. Sipas tij, vonesat e ndërhyrjeve nga ana e Bankës së Shqipërisë së bashku me mundësitë e kufizuara për
Banka e Shqipërisë është vonuar në marrjen e masave lehtësuese për nxitjen e kreditimit nga sistemi bankar në kushtet e krizës globale.
Vlerësimi është bërë nga Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, gjatë një deklarate publike. Sipas tij, vonesat e ndërhyrjeve nga ana e Bankës së Shqipërisë së bashku me mundësitë e kufizuara për arsye se vetëm 1/4 e masës së portofolit të kredive është në Lekë si dhe me gjendjen e pakënaqshme të shkallës së konkurencës në sistemin bankar të nivelit të dytë, kanë rënduar gjendjen e biznesit dhe ekonomisë reale shqiptare.
“Pasoja të qarta të politikave të mësipërme janë rritja në shkallë të lartë dhe prej 25% të kredive me probleme në masën e përgjithshme të portofolit të kredive si dhe përhapjen e dukurisë së rrezikshme të marrjes së parave me fajde nga bizneset si mënyrë plotësuese e kreditimit të munguar nga sistemi banker”, thuhet në deklaratën e Buxhukut.
Konfindustria thotë më tej se gjatë periudhës së krizës globale 2008-2013, inflacioni ka qëndruar në skajet fundore të shenjestrimit të parashikuar, duke e bërë të pashpjegueshëm mosnderhyrjen në kohë të Bankës së Shqipërisë.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *