Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Konferenca, Merkel: Integrimi të eci më shpejt Rama: Bashkëpunimi shumë i rëndësishëm

Konferenca, Merkel: Integrimi të eci më shpejt Rama: Bashkëpunimi shumë i rëndësishëm

0 Komentet 🕔29.08.2014 - 08:57

Përfaqësuesit e krerëve të qeverive të Ballkanit perëndimor janë takuar në konferencën në Berlin drejtuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në konferencën për shtyp, Rama-Merkel-Barroso, Rama e vlerësoi si historik këtë takim  duke theksuar se kancelarja shprehu në mënyrë të dukshme garancinë për vazhdimin e kësaj nisme. Ky është vetëm fillimi i ristrukturimit mes BE-së dhe Ballkanit, tha Rama në konferencë.

Rama u shpreh se ky takim është një shpresë për një të ardhme më të mirë duke shtuar se është më efektive të punohet bashkë sesa të ndarë. Rama nuk la pa përmenduar edhe projektet e përbashkëta mes vendeve të Ballkanit.

Në fjalën e saj kancelarja theksoi se në vendet e Ballkanit ka pasur zhvillime, por me çështjen e integrimit duhet të ecet edhe pak më shpejt. Kancelarja nuk e përcaktoi konferencën si një ngjarje të ditës, por si një fillim ku ka shumë punë për të bërë.

/Objektiv.al/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr