Komuniteti Mysliman Shqiptar uron Kurban Bajramin

Me rastin e festës së Kurban Bajrimit Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka uruar të gjithë besimtarët.  Në fjalën e tij Bruçaj është shprehur se kjo festë synon bashkimin e zemrave dhe përçimin e frymës së respektit, dashurisë dhe solidaritetit me njëri tjetrin. Urmi i polotë “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Më

Me rastin e festës së Kurban Bajrimit Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka uruar të gjithë besimtarët.  Në fjalën e tij Bruçaj është shprehur se kjo festë synon bashkimin e zemrave dhe përçimin e frymës së respektit, dashurisë dhe solidaritetit me njëri tjetrin.

Urmi i polotë

“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Më lejoni si fillim që të uroj ne emrin tim personal dhe të institucionit që përfaqësoj, besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen: Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit të Gjithësisë. Sot mijëra shqiptarë myslimanë nga të gjitha trevat dhe diaspora i janë bashkuar miliona besimtarëve të mbledhur nga e gjithë bota në vendet e shenjta, në Mekë, për të kryer Haxhin, ku të gjithë të barabartë para Zotit të Madhëruar luten për paqe, mirësi e begati për mbarë botën.

Kjo ditë e bekuar, dita e sakrificës në konceptin njerëzor është shumë më e madhe dhe më e begatë në aspektin hyjnor. Është ditë e harmonisë, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit; ditë e mirënjohjes ndaj begative të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm i’a dhuron njerëzimit, me dëshirën dhe vullnetin e tij që ne të jemi mëkëmbësit e tij në sipërfaqen e tokës, duke i shfaqur dhe shpërndarë këtobegati mes njëri-tjetrit dhe duke i gëzuar ato me të gjithë pjesëtarët e familjes së madhe njerëzore.

Kurban Bajrami është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri. Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite te begate, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne. Le ti shohim te gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne i Madhërishmi dhe le të bëhemi sot në këtë ditë, pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e saj.

Mirësia e Kurbanit, që e karakterizon këtë festë, synon bashkimin e zemrave dhe përçimin e frymës së respektit, dashurisë dhe solidaritetit me njëri-tjetrin. Qoftë kjo ditë për Shqipërinë dhe shqiptarët ditë feste, hareje e bashkëpunimi dhe mirësia e saj mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona. Gëzuar dhe për shumë vjet festën eKurban BajramitPaqebegati e mirësi për popullin shqiptar dhe mbarë popujt e botës”.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar