Komuniteti Mysliman dhe Komiteti i Kulteve, aktivitet për fëmijët në nevojë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Komiteti Shtetëror i Kulteve mblodhën tw dielwn në Cirkun Kombëtar, fëmijë jetimë dhe me probleme sociale të kryeqytetit, për të ndjekur shfaqjen e fundit për këtë vit të kësaj trupe. Rreth 100 fëmijë të ardhur nga Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, qendra për rehabilitimin e dhunës në familje dhe ajo e përkujdesit social për familjet rome, kanë ndjekur shfaqjen e pasur me një larmi numrash artistikë dhe performancash nga artistët e njohur të Cirkut Kombëtar. Në shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tyre kryeqytetas, fëmijët kanë shijuar përreth një orë programin me zhanret e ndryshme të cirkut tradicional si: numrat e shpejtësisë, xhonglimet, kllounatën, akrobacinë dhe numrat e lartësisë. Pas shfaqjes, fëmijët e emocionuar kanë falënderuar organizatorët për ndihmën e vazhdueshme dhe për këtë dhuratë tepër të veçantë. Në lidhje me këtë organizim, Kancelari Ali Zaimi deklaroi se Komuniteti Mysliman ka treguar vazhdimisht një kujdes të veçantë për jetimët dhe shtresat në nevojë, duke kontribuar në forma të ndryshme për të qenë sa më pranë tyre. Sipas tij, ky organizim edhe pse i një natyre tjetër, gjithsesi i shërben këtij qëllimi. “Në bashkëpunim me Komitetin Shtetëror të Kulteve këtë herë menduam të sjellim diçka ndryshe. U fokusuam te fëmijët, sepse ata kanë më shumë nevojë për përkrahje e ngrohtësi. Shpresoj t’i kemi kënaqur dhe t’ua kemi zbukuruar sadopak fundjavën”, tha z. Zaimi. Ndërsa Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli u shpreh: “Ky aktivitet vjen si vazhdimësi e bashkëpunimit të ngushtë që institucioni ynë ka me KMSH-në. Në dukje është një aktivitet i thjeshtë, por shumë domethënës për këta fëmijë, sepse i bën të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.” Z. Hoxholli vlerësoi faktin që institucioni që ai drejton është pjesë e Ministrisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, pasi siç vuri në dukje ai, vizioni i z. Veliaj në ndihmë të njerëzve në nevojë, është i ngjashëm me besimin e komuniteteve fetare. Në vazhdim të fjalës së tij z. Hoxholli garantoi se në të ardhmen, në bashkëpunim edhe me komunitetet e tjera fetare në vend, ndihma dhe mbështetja e Komitetit Shtetëror të Kulteve do të jetë edhe më konkrete. “Ky është vizioni i së ardhmes, i një bashkëpunimi të ngushtë për t’u ardhur në ndihmë familjeve dhe shtresave në nevojë. Sot u kthyem buzëqeshjen fëmijëve në nevojë, nuk është shumë, por është mirë për një fillim të ri”, deklaroi z. Hoxholli.  /Objektiv.al/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar