Komuna e Kelmendit dekorohet me ‘‘Nderin e Kombit’’, Nishani: T’u bëjmë jehonë shembujve të tillë

Komuna e Kelmendit dekorohet me ‘‘Nderin e Kombit’’, Nishani: T’u bëjmë jehonë shembujve të tillë

Komuna e Kelmendit është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”  me motivacionin “Për kontribut të shquar për identitet kombëtar, për trimëri dhe heroizëm në kryengritjet antiosmane për pavarësi, për qëndresën heroike në ruajtjen e kufijve kombëtarë nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste (1945), ku gjaku i martirëve u shndërrua në memorie dhe vullnet

Komuna e Kelmendit është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”  me motivacionin “Për kontribut të shquar për identitet kombëtar, për trimëri dhe heroizëm në kryengritjet antiosmane për pavarësi, për qëndresën heroike në ruajtjen e kufijve kombëtarë nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste (1945), ku gjaku i martirëve u shndërrua në memorie dhe vullnet për të kërkuar demokraci, për prijësit dhe bijtë e saj të shquar që ka nxjerrë në shekuj”.

Dekorata u dha gjatë veprimtarisë së përvitshme të kësaj zone, “Logu i Bjeshkëve”, një manifestim artistik dhe etnografik që zhvillohet në Kelmend të Malësisë së Madhe, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës, Kosovës, shqiptarë nga Mali i Zi e diaspora.

Nishani e vlerësoi “Logun e Bjeshkëve” si një markë të etnicitetit, etnografisë dhe kulturës shqiptare.

“Nëse do të kishim për zemër fatet e kultures shqiptare dhe fatet e formimit të pasardhësve tanë, duhet që jo vetëm t’u bëjmë një jehonë manifestimeve të tilla artistike, etnografike dhe patrotike si “Logu i Bjeshkëve”, por duhet t’u bëjmë një lexim edukativ, informues dhe tendenc zhbirues”, tha Presidenti në fjalën e tij.

Kreu i Shtetit foli më tej mbi respektin e kësaj zone ndaj grave dhe lirisë së shprehjes së tyre, si një shembull i përkryer i demokracisë së fiseve shqiptare.

“Trashëgimnia e kësaj treve është një shembull i gjallë i vlerësimit dhe cilësimit të gruas si një zonjë e vërtetë, që merrte pjesë në kuvende, thoshte lirshëm fjalën e saj, madje dhe votonte. Ky është një mesazh i madh qytetarie dhe përparimi që “Logu i Bjeshkëve” duhet t’ia shpërndajë gjithë Shqipërisë dhe gjithë përpjekjeve që ajo sot po bën në betejën e saj kundër padrejtësive dhe pabarazisë gjinore, si një normë bazë e së ardhmes sonë europiane”.

Ndërkohë kelmendasit përshëndetën dhe evidentuan vizitën e Presidentit Nishani, si të parën vizitë që një kryetar i shtetit shqiptar zhvillon në Kelmend përgjatë gjithë historisë.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar