Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Kompania Mojang hedh në treg versionin e ri të lojës Minecraft

Kompania Mojang hedh në treg versionin e ri të lojës Minecraft

0 Komentet 🕔05.06.2013 - 11:39

Kjo lojë vendos kundër njëri-tjetrit dy lojtarë të cilët luftojnë duke përdorur heronjt e tyre, objekte dhe magjitë virtuale të kartave. Testi për versionin e ri ka filluar më 3 qershor.  Loja kushton 20 dollarë dhe pë rata që e blejnë Brenda këtij muaji e marrin me gjysëm çmimi duke përfituar edhe përditësimet falas.

Loja vërtitet rreth një kuverte me karta virtuale të cilat fitohen nga tregëtimet që bëjnë lojtarët, apo nga shpenzimi i monedhës virtuale të quajtur ar. Kjo monedhe është mbledhur nga betejat e fituara. Secili lojtarë vendoset në njërën anë të tavolinës virtuale dhe duhet të mbrojë pesë struktura të quajtur “Idhuj”. Lojtari i parë që shkatërron 3 idhuj fiton betejën. Heronjtë, magjitë me kartat virtuale, paratë e fituara nga betajat përdoren si strategji nga lojtarët për të mbrojtur idhujt e tyre.

Mojang pas publikimit të versionit të ri i duhet të përballet me konkurencën e lojës Ëorld of Ëarcraft që pritet të sjell ndryshime dhe risi të reja. Mojang është e njohur si një kompni mjaft e suksesshme për prodhimin e lojës Minecraft. Janë shitur rreth 17 milion kopje të lojës. Ky total përfshin versionet PC, Xbox, smartphone dhe tabletat.

/Ejup Lila/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr