Komisioni i Helsinkit seancë dëgjimore për Shqipërinë

Komisioni i Helsinkit seancë dëgjimore për Shqipërinë

Komisioni i Helsinkit mban sot një seancë dëgjimore lidhur me situatën zgjedhore në Shqipëri, ku do të jepet edhe vlerësimi për shkallën e progresit dhe reformat e ndërmarra nga politika shqiptare. “Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërie

Komisioni i Helsinkit mban sot një seancë dëgjimore lidhur me situatën zgjedhore në Shqipëri, ku do të jepet edhe vlerësimi për shkallën e progresit dhe reformat e ndërmarra nga politika shqiptare.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërie në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Helsinkit.

Në këtë seancë pritet të mbajnë fjalim zv-asistent Sekretari për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Filip Reker, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gilbert Galanxhi, drejtori i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj dhe Besa Shahini, analiste pranë iniciativës për Stabilitetin Europian.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar