Kombinat, polici vret bashkejetuesen dhe veten

Kombinat, polici vret bashkejetuesen dhe  veten

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhurm mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21.30 në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e policit të burgut Ali Verteniku, i cili ka vrarë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe më pas veten. Sipas policisë, Ali Verteniku efektiv burgjesh 64 vjeç është grindur

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhurm mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21.30 në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e policit të burgut Ali Verteniku, i cili ka vrarë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe më pas veten.

Sipas policisë, Ali Verteniku efektiv burgjesh 64 vjeç është grindur me gruan që bashkëjetonte, Moza Nikollin 48 vjeç me të cilën kishte 3 fëmijë.

Në një moment gjatë grindjes, Verteniku ka nxjerrë fillimisht jashtë banesës 3 fëmijët dhe është rikthyer brenda në shtepi duke kyçur derën dhe mos lenë bashkëshorten të dilte jashtë.

Ka qenë ky momenti që janë dëgjuar krisma të një armë zjarri dhe më pas janë gjetur të pajetë dy trupa në kuzhine.

Dyshohet se Verteniku ka vrarë fillimisht Moza Nikollin me armën e shërbimit dhe më pas i ka dhënë fund jetës se tij.

Fakte tronditëse zbulohen dhe nga fqinjët. Ato treguan se bashkëjetuesja e Veternikut u kishte rrefyer se burri me të cilin bashkëjetonte i ishte shprehur më shumë se njëherë se do te vriste veten.

Kolegë të tij shprehen se kohët e fundit, 64-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni dhe çrregullime emocionale dhe mendore

Moza Nikolli kishte dhe 5 femije nga një martesë e mëparshme, ndërsa 3 më të vegjlit i kishte nga bashkejetesa me Veternikun. Ajo punonte si kamariere në një lokal pranë lagjes ku banonte.

Po keshtu hetimet zbardhin se Veterniku kishte një kredi prej 5 milionë lekësh që e kishte marrë në një prej bankave në kryeqytet dhe dyshohet se kjo ka qenë arsyeja kryesore që e kishte zhytur atë kohët e fundit në depresion.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar