KFOR-i: Çështja e veriut nuk zgjidhet me forcë

KFOR-i: Çështja e veriut nuk zgjidhet me forcë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Volker Halbauer, duke e vlerësuar situatën në veri të Kosovës si ‘’një qetësi e tensionuar’’, ka thënë se gjendja e sigurisë së katër komunave të veriut të Kosovës, po shkon në drejtim pozitiv. Ai ka vlerësuar se 5000 ushtarët e KFOR-it që janë tani, nga 50000 që kanë qenë në

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Volker Halbauer, duke e vlerësuar situatën në veri të Kosovës si ‘’një qetësi e tensionuar’’, ka thënë se gjendja e sigurisë së katër komunave të veriut të Kosovës, po shkon në drejtim pozitiv.

Ai ka vlerësuar se 5000 ushtarët e KFOR-it që janë tani, nga 50000 që kanë qenë në vitin ’99-2000, është treguesi më i mirë i gjendjes në veri.

“Bisedimet e zhvilluara në Bruksel janë një hap i rëndësishëm në këtë proces. Në fillim të këtij viti nuk do ta kisha besuar se qysh këtë muaj do të arrihej përparim kaq i madh në këtë proces. Shpreh respekt për dy kryeministrat. Duhet t’i përgëzojmë për atë që kanë arritur deri tash. Këmbimi i informatave është çështje shumë e rëndësishme, sepse qytetarët ne veri duhet të jenë të informuar për të qenë të vetëdijshëm për pozitën e tyre”, ka thënë Halbauer në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.

Duke iu drejtuar zgjidhjes që do të kërkonte ndërhyrjen e ushtrisë ai ka thënë:

“Nevojitet një zgjidhje politike për problemet dhe gatishmëria e treguar nga të gjitha palët është vendimtare”.

Duke folur lidhur me angazhimin e njësitit special të ushtrisë amerikane si përforcim për të vendosur kontrollin në veri, gjenerali Halbauer ka thënë se “kam dëgjuar ‘fjalë’ se ai njësit ka aftësi dhe obligime të veçanta, por kjo nuk është e vërtetë. Njësiti amerikan është në kuadër të brigadës. Qendra në pjesën lindore dhe nuk ka qëllime te veçanta”.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar