Kolegji vendos të hapen 15 kutitë e Kukësit

Kolegji vendos të hapen 15 kutitë e Kukësit

Kolegji Zgjedhor ka pranuar mbrëmë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe vendosi rinumërimin e kutive të 15 qendrave të votimit të qarkut të Kukësit. LSI pretendon të marrë mandatin e katërt në këtë qark, ku diferenca është vetëm me 15 vota, mes tyre dhe Partisë Demokratike. Kolegji ka urdhëruar Komisionin Qëndror që brenda paradites

Kolegji Zgjedhor ka pranuar mbrëmë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe vendosi rinumërimin e kutive të 15 qendrave të votimit të qarkut të Kukësit. LSI pretendon të marrë mandatin e katërt në këtë qark, ku diferenca është vetëm me 15 vota, mes tyre dhe Partisë Demokratike.

Kolegji ka urdhëruar Komisionin Qëndror që brenda paradites së sotme të dorëzojë kutitë e qendrave që do të rinumërohen. Procesi do të zhvillohet pranë Gjykatës së Apelit ku funksionon edhe Kolegji zgjedhor.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë demokratike foli për zbatimin e dy standarteve, duke thënë se sipas tij, e njëjta kërkesë i ishte refuzuar më parë kandidatit të pavarur Dritan Prifti në Fier.
Socialistët dorëzuan në Kolegjin zgjedhor edhe një kërkesë për rivotim në qarkun e Lezhës, ku ata pretendojnë se në të paktën 6 qendra parregullsitë kanë qenë të atilla sa për ta bërë të pavlefshëm procesin. 15 kutitë e votimit i përkasin qendrave të Tropojës, ku LSI shprehet se i janë mohuar 150 vota.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar