Kolegji Universitar Bedër, solidarizim për të prekurit nga tërmeti

0

Qindra qytetarë të Tiranës vazhdojnë të dorëzojnë në mënyrë vullnetare, ushqime, batanije dhe veshmbathje për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë. Pas tërmetit që shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha materiale, numri i qytetarëve që iu kanë ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti ka qenë i madh.

Kolegji Universitar Bedër ka ngritur një grup të gatshëm pune. Prej katër ditësh në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë personave dhe familjeve të prekura nga tërmetet e njëpasnjëshme.

Gjithashtu, në urdhërin e Rektorit të Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Ferdinand Gjana periudha mes datave 2-6 dhjetor është shpallur “Java e vullnetarizmit dhe Solidaritetit”, duke qenë në terren pranë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit, përfaqësues së studentëve dhe anëtarët e Kolegjit Universitar Bedër ftojnë të gjithë studentët dhe stafin t’i bashkohen kësaj nisme për të ndihmuar familjet në nevojë

L.M

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here