Kohë e kufizuar për familjen

Kohë e kufizuar për familjen

Familjet po kalojnë gjithmonë e më pak kohë së bashku sipas një sondazhi të zhvilluar në Britaninë e Madhe.  Prindërit dhe fëmijët kalojnë mesatarisht vetëm 1 orë në ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit si pasojë e kërkesave të jetës moderne. Puna, shkolla dhe kurset e ndryshme bëjnë që familja të mos mblidhet thuajse kurrë në

Familjet po kalojnë gjithmonë e më pak kohë së bashku sipas një sondazhi të zhvilluar në Britaninë e Madhe.  Prindërit dhe fëmijët kalojnë mesatarisht vetëm 1 orë në ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit si pasojë e kërkesave të jetës moderne.

Puna, shkolla dhe kurset e ndryshme bëjnë që familja të mos mblidhet thuajse kurrë në shtëpi. Madje edhe kur janë së bashku, pjesëtarët e familjes e kalojnë kohën pa folur përpara televizorit apo kompjuterit.

Shumica e 2000 personave të anketuar pranojnë se e vetmja periudhë e vitit kur kalojnë kohë me familjarët është ajo e pushimeve.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar