Koentrao mund të largohet

Koentrao mund të largohet

Mbrojtësi portugez i Monakos, Rikardo Karvajo, thotë se bashkëkombasi i tij te Reali i Madridit, Fabio Koentrao, nuk dëshiron që të qëndrojë te Santiago Bernabeu. Pas largimit të Morinjos, Koentrao duket se nuk ka të ardhme te Reali dhe këtë e ka konfirmuar Karvalho, i cili thotë se Koentrao do të largohet nga Reali. “Mendoj

Mbrojtësi portugez i Monakos, Rikardo Karvajo, thotë se bashkëkombasi i tij te Reali i Madridit, Fabio Koentrao, nuk dëshiron që të qëndrojë te Santiago Bernabeu.

Pas largimit të Morinjos, Koentrao duket se nuk ka të ardhme te Reali dhe këtë e ka konfirmuar Karvalho, i cili thotë se Koentrao do të largohet nga Reali.

“Mendoj se ai dëshiron të largohet sepse thotë se kjo do të ishte më e mira për të dhe karrierën e tij. Personalisht, mendoj se ai duhet të vazhdojë te Reali pasi i përmbush të gjitha kriteret e kërkuara nga klubi. Ai luajti mirë në secilën ndeshje sezonin e kaluar. Nuk mendoj se ai duhet të largohet nga Reali, ai aty e ka vendin”. ka thënë Karvalho për “A Bola”.

Mbrojtësi veteran i pyetur në lidhje me largimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos nga galaktikat, ai ka thënë se ky do të ishte gabim jetësor nga Kristiano, pasi të gjithë lojtarët që janë larguar nga Reali janë penduar më vonë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar