Koçi: Postet në bazë të vlerave jo votave

0

Kryetari i PSV, Pertro Koçi shprehet se përfaqësimi në postët ministrore të jetë në bazë të vlerave dhe jo të votave.  Ai theksoi dje se partia e tij nuk ka marrë rezultatet më të rëndësishme. Aleati tradicional i së majtës shprehet se mes Ramës dhe Metës nuk do të përsëriten gabimet e PD-së.

Në fjalën e tij Koçi shtoi se, “Ndarja e posteve midis Ramës dhe Metës më duket normale. E rëndësishme është që të mos përsëriten ato që kanë ndodhur me qeverisjen e PD-së, ku politika ndau dhe shtetin me parcela. Nëse postet politike kanë një ndarje mes partive, e rëndësishme është që kjo të mos kalojë në kurriz të shtetit. PD-ja e përzjeu shtetin me partinë dhe nuk mori më mbështetje.”

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here