Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë mblidhet për të fundit herë

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë mblidhet për të fundit herë

0 Komentet 🕔22.06.2013 - 10:53

Sot gjatë orës 10 të paradites në Hotelin Internacional Tiranë, u mbajt mbledhja e fundit e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor. Gjatë këtij komunikimi, ndaj vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet e nesërme u theksua edhe një herë misioni i tyre thelbësor dhe rëndësia e këtyre zgjedhjeve.

“Pas një periudhe të gjatë intensive në publikimin e 3 raporteve dhe dhjetëra deklaravatve jemi mbledhur këtu sot  në komunikimin e fundit publik, në funksion të ditës së nesërme. E njëkohësisht të bëjmë të mundur që procesi zgjedhor të zhvillohet brenda standarteve bashkëkohore të parashikuara nga ndwrkombwtarwt e gjithashtu nga populli shqiptar”, tha drejtori i këtij koalicioni gjatë fjalës së tij.

Pjestarët e këtij koalicioni kanë një eksperiencë të gjatë në monitorimin e zgjedhjeve por sivjet do të përdoret një metodologji krejt ndryshe e cila synon të japë një zë më të fortë në këtë process zgjedhor. Duke vënë në lëvizje rreth 1500 vëzhgues në 89 KZAZ aktuale në vendin tonë.

“Ne sigurojmë opinionin  publik se vëzhguesit tanë do ti monitorojnë zgjedhjet e nesërme më sy objektiv dhe tepër transparent”, u shpreh Genta Meta, pjesë e bordit drejtues.

Ndërsa, drejtori i fondacionit Soros, fondacion ky që e mbështet këtë koalicion që nga viti 2005, në fjalën e tij u shpreh se për të është një nder dhe kënaqësi të jetë prezent në këtë moment mjaft  të rëndësishëm, pasi këto zgjedhje janë një moment deciziv për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj roli juaj në këto zgjedhje mer një rëndësi të veçantë. Kjo është arsyeja kryesore se përse ne si donatorë e mbështesim këtë koalicion. Pasi është vërtetuar profesionalizmi dhe vullnetarizmi gjithmonë e në rritje.

/Erzen Carja/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr