KMSH: Projekti i xhamisë gëzon mbështetjen e qeverisë

0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon ndaj shqetësimeve të fundit lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në qendër të Tiranës. Në një njoftim zyrtar, KMSH bën të ditur se ndërtimi i xhamisë do të vazhdojë në përputhje të plotë me dispozitat në fuqi.

“Sikurse u shpreh edhe kryeministri Rama në deklaratën e tij, projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KMSH-së.

Shqetësimi i ngritur në media erdhi pas vendimit të marrë dje nga KKT, ku anulohej ndërtimi i dy ndërtesave polifunksionale mbrapa xhamisë së re. “Për sa  i përket shqetësimit në lidhje me truallin, kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në fund të deklaratës së KMSH-së.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here