Klopp: Borusja është e kompletuar

Klopp: Borusja është e kompletuar

Borusia e Dortmundıt është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Set-Etienin për sulmuesin Pierrë-Emerik Aubamejang, por trajneri Jurgen Klop dëshiron të ruajë ekuilibrat, duke u shprehur se skuadra është e gatshme dhe e kompletuar edhe pa ndërhyrje të mëdha në merkato. “Ne duam thjesht të luajmë futbollin tonë, ashtu siç kemi vepruar çdo vit. Nuk

Borusia e Dortmundıt është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Set-Etienin për sulmuesin Pierrë-Emerik Aubamejang, por trajneri Jurgen Klop dëshiron të ruajë ekuilibrat, duke u shprehur se skuadra është e gatshme dhe e kompletuar edhe pa ndërhyrje të mëdha në merkato.

“Ne duam thjesht të luajmë futbollin tonë, ashtu siç kemi vepruar çdo vit. Nuk mund të fitojmë gjithçka që në fillim sepse sezoni është i gjatë dhe duhet t’i ndërtojmë sukseset hap pas hapi”.

Sokratis Papastathopoulos është i vetmi lojtar që iu bashkua nënkampionëve të Evropës në merkaton e verës, por Klop kërkon që tifozët të vazhdojnë ta mbështesin skuadrën dhe të kenë besim në grupin e tij.

“Jam shumë i kënaqur me ekipin që kam në dispozicion. Nuk ka ndryshime të mëdha krahasuar me fazën përgatitore të vitit të shkuar, por kjo nuk ka shumë rëndësi sepse unë i vlerësoj lojtarët e mi të diferencuar njëri nga tjetri”, ka thënë Klopp.

Ndeshjen e parë zyrtare, Borussia Dortmund do ta luajë gjatë këtij muaji ku do të ketë përballë rivalët e Bajern Mynçenit për ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar