Klop: Stop! Levandovski qëndron tek Borusia

Klop: Stop! Levandovski qëndron tek Borusia

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop, i kërkoi të martën mediave që t’i japin fund thashethemeve rreth Levandovskit, i cili për flitet për një kalim tek Bajerni i Mynihut. ”Situata sot për sot është e tillë që nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga ana e Bajernit. Unë kam besimin që Robert do të luajë

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop, i kërkoi të martën mediave që t’i japin fund thashethemeve rreth Levandovskit, i cili për flitet për një kalim tek Bajerni i Mynihut.

”Situata sot për sot është e tillë që nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga ana e Bajernit. Unë kam besimin që Robert do të luajë me ne edhe në sezonin e ardhshëm. Në ditët e ardhshme do t’i japim fund këtyre spekulimeve”, deklaroi Klop.

24-vjeçari polak hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Borusian dhe përballë refuzimit të rinovimit, besohet se klubi do ta shesë, për të mos e humbur në sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Prej disa muajsh Levandovski përflitet për një kalim të mundshëm në radhët e Bajernit, por Borusia pritet të t’i japë jetë një ankandi, midis Bajernit, Çelsit dhe Realit, të gjitha klube që kanë shprehur interes për polakun.

/Dorjan Gjepali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar