Klop: Jemi të fortë, pavarësisht largimeve

Klop: Jemi të fortë, pavarësisht largimeve

Trajneri i nënkampionëve të Evropës, Jurgen Klop, është shumë i sigurte në triumfin e Borusias së Dortmundit vitin tjetër. Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Klop ka thënë se pavarësisht largimeve shumë të rëndësishme, skuadra e tij e ka potencialin për të përballuar largimin e yjeve. Mario Gotze ka nënshkruar me kampionët e

Trajneri i nënkampionëve të Evropës, Jurgen Klop, është shumë i sigurte në triumfin e Borusias së Dortmundit vitin tjetër.

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Klop ka thënë se pavarësisht largimeve shumë të rëndësishme, skuadra e tij e ka potencialin për të përballuar largimin e yjeve.

Mario Gotze ka nënshkruar me kampionët e saposhpallur të Evropës, Bajernin e Mynihut, ndërsa sulmuesi polak Levandovski është edhe ai drejt largimit për tek bavarezët.

Pavarësisht kësaj, tekniku gjerman është i bindur se drejtuesit e Borusias do të gjejnë zëvendësuesit idealë për futbollistët që do të largohen për një page më të mire.

“Kam lexuar se na pret një sezon i vështirë por kjo nuk ka sens. Kemi shumë kualitet dhe një gjendje ekonomike të qëndrueshme. Sigurisht që do të ketë disa ndryshime për shkak të lojtarëve që do të largohen por mendoj se nga këto ndryshime ne do të përfitojmë, ndaj jam i qetë dhe optimist”, ka thënë Klop.

Verdheblutë kanë arritur të nënshkruajnë me mbrojtësin grek Sokratis Papastadopulos, i cili së fundmi ka luajtur me Verder Bremenin.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar