KKT miraton 400 milionë euro projekte

KKT miraton  400 milionë euro projekte

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi projektet për ndërtimin e pesë hidrocentraleve dhe një sërë rezidencave turistike, kostoja totale e të cilave arrin vlerën e 400 milionë eurove. Në projektin e hidrocentraleve, i parë është ai i “Hydro Poëer Energy”, një investim prej disa miliona euro. I dyti ai i Spartharës në zonën e Librazhdit, ndërsa

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi projektet për ndërtimin e pesë hidrocentraleve dhe një sërë rezidencave turistike, kostoja totale e të cilave arrin vlerën e 400 milionë eurove.

Në projektin e hidrocentraleve, i parë është ai i “Hydro Poëer Energy”, një investim prej disa miliona euro. I dyti ai i Spartharës në zonën e Librazhdit, ndërsa projekti i treti ishte për “Lena 1” dhe “Lena 2” në fshatin Lenë. Hidrocentrale të  tjerë që morën miratimin ishte ai i Vlushës dhe i fundit e më i vogli në këtë projekt, hidrocentrali i Helëmsit në zonën e Devollit.

Ndërtimi i këtyre hidrocentraleve u quajt nga kryeministri Sali Berisha si vijimi i politikës së qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë në një superfuqi rajonale energjetike.

Projekte të tjera të rëndësishme që u paraqitën në mbledhjen e djeshme të KKT-së ishin për ndërtimin e zonave rezidenciale turistike në Gjirin  e Lalzit. Restoret në Gjirin e Lalzit parashikojnë ndërtimin e një hoteli të madh dhe ndërtesave me kufizim katesh në një, dy apo tre kate.

Një tjetër projekt investimi prej 10 milionë eurosh u prezantua edhe për “Lura sh.p.k”,  që mori miratimin KKT-së.

Projekti për kompanitë celularëve ishte një diskutim tjetër në mbledhjen e djeshme, ku një prej tyre kërkonte leje për ndërtimin e 207 stacioneve telefonike të përgjithshme në të gjithë vendin dhe një tjetër kërkoi zhvillimin e infrastrukturës së saj në funksion të digjitalizimit.

Planet vendore

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullimit të Territorit u diskutuan edhe propozimet për planet vendore të disa komunave, ku ndër to mund të përmendim komunën Bërxull ku propozonte rritjen e numrit për pemët e ullirit dhe paraqitja e planit vendor për Paskuqanin, Vorën dhe Golemin.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar