Kirgistani i shet Rusisë kompaninë e gazit për $1

0

Presidenti i Kirgistanit ka nënshkruar sot një ligj, i cili vendos për marrëveshjen e Bishkekut dhe Moskës për gazin natyror.

Sipas legjislacionit të nënshkruar të hënën nga Almazbek Atambaev, kompania ruse Gazprom do të blej ndërmarrjen shtetërore për furnizim me gaz KyrgyzGaz për 1 dollarë, ndërkohëa do të investojë 655 milionë dollarë në infrastrukturën kirgize të gazit natyror.

Parlamenti i Armenisë ka ratifikuar një marrëveshje identitike me Rusinë, përkundër protestës së opozitës.Marrëveshja i jep Gazpromit, i cili veç ka në pronësi 80% të aksioneve në ndërmarrjen e përbashkët armeno-rus, ArmRosgazprom, 20 përqind e mbetura.

Gazpromi  me këtë marrëveshje, do të ketë nën kontroll të gjitha importet e gazit në Armeni deri në vitin 2043.Të dy shtetet, Armenia dhe Kirgistani, po kërkojnë që të hyjnë në Unionin Doganor që drejton Rusia.

\Muzafere Dema\

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here