Kinë-Pakistan, zgjerohet marrëdhënia tregtare

Kinë-Pakistan, zgjerohet marrëdhënia tregtare

Kryeministri kinez Li Keqiang ka mbërritur në Pakistan për një vizitë dy ditore në të cilën do të takojë kryeministrin Nawaz Sharif pasi duket se aleatët e një kohe të gjatë, kërkojnë të rrisin marrëdhëniet tregtare. Një marrëdhënie tregtare u firmos vitin e kaluar ndërmjet Kinës dhe Pakistanit me një shifër prej 12 bilion dollarësh

Kryeministri kinez Li Keqiang ka mbërritur në Pakistan për një vizitë dy ditore në të cilën do të takojë kryeministrin Nawaz Sharif pasi duket se aleatët e një kohe të gjatë, kërkojnë të rrisin marrëdhëniet tregtare.

Një marrëdhënie tregtare u firmos vitin e kaluar ndërmjet Kinës dhe Pakistanit me një shifër prej 12 bilion dollarësh dhe tashmë kanë objektiv që kjo shumë të arrijë shifrën e 15 bilion dollarëve.

Li, në turneun e tij do të takohet gjithashtu me presidentin Asif Ali Zardari.

Ambasadori Pakestinez në Shtetet e Bashkuara tha se vizita ishte vendimtare në ndërtimin e ekonomisë së vendit dhe qeverisë pasuese.

Pas Pakistanit, udhëtimi i Li do të zgjerohet edhe në Europë, fillimisht në Zvicër dhe më pas  Gjermani.

/Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar