Kievi nuk do ta zgjasë armëpushimin

Ukraina nuk ka ndërmend të zgjasë armëpushimin me separatistët në lindje të vendit dhe do t’i sulmojë, njoftoi presidenti, Petro Poroshenko. “Pasi kemi shqyrtuar situatën, kam vendosur, si kryekomandant i forcave të armatosura, të mos zgjas regjimin e armëpushimit të njëanshëm”, deklaroi Porochenko në një fjalim. Deklarata e tij shënon dështimin e përpjekjeve të Moskës

Ukraina nuk ka ndërmend të zgjasë armëpushimin me separatistët në lindje të vendit dhe do t’i sulmojë, njoftoi presidenti, Petro Poroshenko.

“Pasi kemi shqyrtuar situatën, kam vendosur, si kryekomandant i forcave të armatosura, të mos zgjas regjimin e armëpushimit të njëanshëm”, deklaroi Porochenko në një fjalim.

Deklarata e tij shënon dështimin e përpjekjeve të Moskës dhe evropianëve, përfaqësuar nga Berlini dhe Parisi, që kishin kërkuar të hënën shtyrjen e armëpushimit që përfundonte në orën 19:00 GMT.

“Ne do të sulmojmë separatistët që kontrollojnë që prej më shumë se dy muaj një pjesë të madhe të rajoneve të Donetskut dhe Luganskut”, shtoi presidenti ukrainas me një ton të rëndë dhe të vendosur.

Ai fajësoi për këtë situatë rebelët, pa akuzuar apo përmendur Rusinë, konsideruar nga Kievi dhe perëndimi si përgjegjësi më i madh i kryengritjes separatiste. “Mundësia e vetme për aplikimin e planit të paqes nuk u realizua. Kjo ndodhi si pasojë e veprimeve kriminale luftarake të separatistëve. Ata kanë shpallur publikisht refuzimin e tyre për të mbështetur planin e paqes në përgjithësi dhe armëpushimin në mënyrë të veçantë”, theksoi Poroshenko.

”Ukraina nuk e braktis për asgjë këtë plan paqeje dhe është e gatshme t’i rikthehet. Ne jemi të gatshëm të rivendosim regjimin e armëpushimit në çdo moment. Kur ne të shikojmë të gjitha palët të vendosura për të aplikuar pikat kryesore të këtij plani paqeje”, theksoi Poroshenko.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar