Kiev, policia përleshet me protestuesit

0

Policët ukrainas ndërhynë sot në kampet e protestuesve në Kiev duke shkatërruar çadrat e improvizuara. Qindra protestues anti-qeveritarë janë përleshur me forcat policore pas ndërhyrjes.

Ky akt u dënua nga SHBA. Veprimet e autoriteteve të Ukrainës si përdorimi i buldozerëve dhe policisë së armatosur me shkopinj gome, ka nxitur reagimin e  Sekretarit të Shtetit John Kerry. Sipas tij, duhet të  respektohen të drejtat demokratike dhe dinjiteti njerëzor.

Ministi i brendshëm ukrainas ka dhënë siguri se nuk do të përdoret më forcë kundrejt protestuesve.

Protestat u nxitën nga kundërshtimi i qeverisë për të lidhur një marrëdhënie më të ngushtë me BE.

Rusia pati një ndikimim të madh në mospranimin e kërkesës pasi nëse do të realizohej marrëveshja e tregtisë së lirë, tregu rus do të pësonte fryrje.

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here