Kielini, frikë nga Bajerni

Kielini, frikë nga Bajerni

Mbrojtësi i zonjës së vjetër, Kielini ka pranuar se ka frikë të bie në grup me Bajernin. Ai ka shtuar se nëse do të ishte e mundur që të bënin zgjedhje, e vetmja skuadër që nuk do të donin në grup do të ishte Bajerni. Zonja e Vjetër, sezonin e kaluar u ndal nga Bajerni

Mbrojtësi i zonjës së vjetër, Kielini ka pranuar se ka frikë të bie në grup me Bajernin. Ai ka shtuar se nëse do të ishte e mundur që të bënin zgjedhje, e vetmja skuadër që nuk do të donin në grup do të ishte Bajerni.

Zonja e Vjetër, sezonin e kaluar u ndal nga Bajerni me rezultat të dy ndeshjeve çerekfinale 4-0. Pas kësaj fitoreje, Bajerni arriti të depërtonte në gjysëmfinale e më tej në finale, duke u shpallur si kampion i garës më të madhe evropiane të futbollit.

Këto ishin fjalët që tha italiani Kielini në një intervistë të tijën: “Nëse mund të zgjedh një skuadër që do të doja ta shmangnim, është Bayern Munichu. Sidoqoftë, ne do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Liga e Kampionëve nuk duhet të jetë vetëm një objektiv, por një ëndërr që duhet ndjekur”.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar