Keshilla për një bel të hollë dhe të bukur

Keshilla për një bel të hollë dhe të bukur

Dëshironi të keni një bel të bukur dhe te perkryer? Nese ushtrimet e zakonshme apo dietat e mundshme qe mund te keni provuar nuk kane funksionuar, atehere hidhuni nje sy keshillave te meposhtme. Masazh barkut Një nga fajtorët për bark të fryrë është tretja e ngadalshme, për shkak të së cilës ushqimi qëndron më gjatë

Dëshironi të keni një bel të bukur dhe te perkryer? Nese ushtrimet e zakonshme apo dietat e mundshme qe mund te keni provuar nuk kane funksionuar, atehere hidhuni nje sy keshillave te meposhtme.

Masazh barkut
Një nga fajtorët për bark të fryrë është tretja e ngadalshme, për shkak të së cilës ushqimi qëndron më gjatë në zorrë dhe vjen deri te formimi i gazrave, të cilat rrisin vëllimin e barkut. Me një ushtrim të thjeshtë mundeni lehtë ta përshpejtoni procesin e tretjes; gjysmë ore pas ngrënies shtrijuni në shpinë, këmbët i lakoni në gjunjë dhe ngadalë e goditni barkun me maja të gishtave prej mesit drejt anës së majtë e më pas anës së djathtë të barkut, e më pas me shuplakë i bëni masazh tërë sipërfaqes.

Mbajeni trupin drejtë
Qëndrimi i drejtë, përveç për kurriz, rekomandohet edhe për muskujt e barkut, kur ulemi dhe qëndrojmë drejt me krahë të hedhur prapa, në mënyrë automatike e shtrëngojmë barkun. Përveç kësaj, rekomandohet edhe që gjatë uljes ta praktikoni tërheqjen e barkut në cikle prej 3 deri në 5 herë gjatë ditës.

Përtypeni kafshatën mirë
Ngutja na shtyn që ta përfundojmë sa më shpejt ngrënien në vend se të kënaqemi me ushqimin, gjë që është krejtësisht e gabuar. Nëse i gëlltisim shpejt kafshatat, e nëse gjatë kësaj edhe bisedojmë, në lukth arrin një sasi e madhe e ajrit, e cila e shkakton fryrjen. Përveç kësaj, duke ngrënë shpejt, kemi tendencë që të hamë më shumë sesa që në të vërtetë na duhet.

Shmangeni kripën
Një prej fajtorëve kryesorë për krijimin e dhjamit në bark është kripa, mineral në të cilin lidhet uji dhe me vetë këtë e shkakton fryrjen e indeve. Për këtë arsye, është mirë që kripën ta konsumoni sa më pak që të jetë e mundur dhe duhet ta dini se shumica e ushqimeve e përmbajnë në vete këtë mineral.

Përdorni pijen “çudibërëse”
Çdo mëngjes është mirë që ta pini menjëherë pijen prej limonit dhe xhenxhefilit, e cila do ta shpejtojë metabolizmin dhe do t’i lirojë zorrët nga mbetjet e mbledhura.

Konsumoni drithëra
Me rastin e kërkimit të karbohidrateve, është mirë që t’i zgjidhni drithëra, të cilat treten ngadalë, siç janë orizi me ngjyrë të kafesë, buka nga drithërat e plota, të cilat ekuilibrojnë nivelin e insulinës në gjak. Përndryshe, karbohidratet e përpunuara shkaktojnë një kërcim të shpejtë të insulinës, gjë që rezulton me ngadalësim të djegies së yndyrave dhe përshpejtim të vjedhjes së shtresave të yndyrave veçanërisht në zonën e barkut.

Një mollë në ditë
Kjo pemë është një karbohidrat që tretet ngadalë dhe është e pasur me kompleksë kimikë, të quajtur polifenolë. Ata drejtpërdrejtë ndikojnë në forcën muskulore dhe humbjen e yndyrave duke përshpejtuar punën e gjeneve përgjegjëse për djegie të yndyrave, reduktim të prodhimit të yndyrave dhe mbledhjes së tyre. Një mollë mesatarisht e madhe siguron 200 miligramë polifenolë të mollëve dhe 30 gramë karbohidrate.

Provojeni avokadon
Avokado është ushqim i pasur me acide yndyrore të pangopura, të cilat në organizëm nuk ruhen si yndyra. Përmban edhe sheqer të manoheptulozës i cili e rregullon sekretimin e insulinës dhe është faktor i rëndësishëm për djegien e yndyrave. Për këtë arsye rekomandohet që menynë tuaj javore ta pasuroni së paku me dy avokado.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar