Kerry: Regjimi i Assadit, fajtor për sulmet kimike

Kerry: Regjimi i Assadit, fajtor për sulmet kimike

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry prezanton arsyet e Washingtonit për akuzën e përdorimit të armëve kimike në Siri. Ai tha se ekipet për përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane kanë studiuar tre ditë para sulmit vendin në periferi, në mënyrë që të përgatisin terrenin. Kerry shtoi se inteligjenca amerikane e konfirmon

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry prezanton arsyet e Washingtonit për akuzën e përdorimit të armëve kimike në Siri.

Ai tha se ekipet për përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane kanë studiuar tre ditë para sulmit vendin në periferi, në mënyrë që të përgatisin terrenin.

Kerry shtoi se inteligjenca amerikane e konfirmon se raketat e përdorura gjatë sulmit me gaz janë bërë vetëm nga zonat e kontrolluara nga regjimi dhe ato kanë rënë vetëm në zonat e kontrolluara nga opozita.

“Ne kemi parë mijëra raporte nga 11 vende të ndryshme në periferi të Damaskut që shfaqin njerëz me simptoma të helmimit me gaz gjatë këtyre sulmeve”.

Sipas tij sulmet kanë vrarë 1429 veta, duke përfshirë 426 fëmijë. Këto sulme i cilëson si “krime kundër njerëzimit”.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar