Kerry: OKB të sigurohet se Siria do të implementojë marrëveshjen mes Rusisë dhe SHBA-së

Kerry: OKB të sigurohet se Siria do të implementojë marrëveshjen mes Rusisë dhe SHBA-së

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të veproj që të sigurohet se Siria do të implementojë marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-ve për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë. Gjatë një interviste për gazetarë në kryeqytetin amerikan, Kerry ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet ta

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të veproj që të sigurohet se Siria do të implementojë marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-ve për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

Gjatë një interviste për gazetarë në kryeqytetin amerikan, Kerry ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet ta miratojë rezolutën që përfshinë dhe kërcënimin e përdorimit të forcës nëse Damasku nuk i përmbahet marrëveshjes.

“Pra, unë do t’i thoja Kombeve të Bashkuara se koha është e shkurtër. Të mos harxhojmë kohë duke debatuar atë që tashmë e dimë. Në vend të kësaj, ne duhet ta pranojmë se bota po kërkon të shoh nëse ne mund të evitojmë një sulm ushtarak dhe ta arrijmë përmes procesit paqësor më shumë se çfarë premtonte ndërhyrja ushtarake”, është shprehur sekretari amerikan Kerry.

Ndërkohë qeveria siriane gjithmonë e ka hedhur poshtë faktin se është fajtore për sulmin me gaz helmues dhe për këtë ka fajësuar forcat rebele.

/Erilda Sulika/

                                       
objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar