Kërcenon Siria: Do t’u përgjigjemi sulmeve perëndimore

Kërcenon Siria: Do t’u përgjigjemi sulmeve perëndimore

Thirrjet e Vatikanit se një ndërhyrje në Siri mund të sjellë luftën e tretë botërore, mund të rezultojnë të vërteta. Në një deklaratë, ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Moallem është zotuar se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sulmi ushtarak perëndimor. Moallem është shprehur se Siria po dëgjon me vëmendje fjalët për luftë, 

Thirrjet e Vatikanit se një ndërhyrje në Siri mund të sjellë luftën e tretë botërore, mund të rezultojnë të vërteta.

Në një deklaratë, ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Moallem është zotuar se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sulmi ushtarak perëndimor.

Moallem është shprehur se Siria po dëgjon me vëmendje fjalët për luftë,  ku ndër të tjera ka shtuar se akuzat për përdorim armësh kimike në Siri janë thjeshtë një justifikim i perendimit për të sulmuar.

Duke mohuar edhe një herë akuzat, ai i ka sfiduar SHBA-të dhe aleatët e saj evropianë që të publikojnë dëshmitë e tyre.

Ndërkohë që një ditë më parë hetuesit e OKB-së kishin planifikuar një vizitë në Damask ku thuhet se janë përdorur armë kimike, por kjo vizitë u anullua për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar