Këmbët mbajini të ngrohta, kokën e freskët

Këmbët mbajini të ngrohta, kokën e freskët

Ja cfarë duhet të dini për të pasur një tru të shëndetshëm… Në qëndër të të gjithë organeve rolin kryesor e ka truri, duke qënë kështu komanda e tyre, atij i jepet një rëndësi e veçantë. Megjithatë me disa zakone nga jeta e përditshme ne arrijmë ta dëmtojmë atë. Për të patur një tru të

Ja cfarë duhet të dini për të pasur një tru të shëndetshëm…

Në qëndër të të gjithë organeve rolin kryesor e ka truri, duke qënë kështu komanda e tyre, atij i jepet një rëndësi e veçantë. Megjithatë me disa zakone nga jeta e përditshme ne arrijmë ta dëmtojmë atë.

Për të patur një tru të shëndëtshëm e pa probleme ne duhet të dimë disa gjëra. Dy nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dimë janë ngrënia e mëngjesit dhe të kemi një  ushqyerje të balancuar.

Specialisti i Neurologjisë Dr.Mustafa Uygur shprehet se zakonet që ka njeriu në jetën e përditshme arrijnë ta dëmtojnë trurin.’’Njerëzit, të cilët nuk hanë një mëngjes të rregullt apo nuk ushqehen në mënyrë të duhur qelizat e trurit të tyre nuk janë mjaftueshëm të ushqyera, nuk arrijnë të marrin oksigjen mjaftueshëm e nuk marrin sheqer të mjaftueshëm, kjo sjell dëmtim të trurit’’- tha Uygun.

Një tjetër faktor i rëndësishën për mbajtjen e trurit në kontrroll është ‘Këmbët të ngrohta, koka e  ftohtë’.

‘’E nxehta shkakton dëmtime serioze të trurit, pra arrin të prekë edhe qelizat e trurit, mbush trurin me ujë e kjo çon deri në gjakderdhje të trurit. Në trupin e njeriut janë disa qeliza të quajtur endrofina, të cilat arrijnë të funksionojnë më mirë tek ata persona, të cilët merren me sport.’’-tha Dr.Uygur.

Njerëzit që përdorin akool, duhan dhe jetojnë në një ambient me ajër të ndotur kanë një tru më të dëmtuar.

Sporti është një nga aktivitetet kryesorë për të mbajtur trurin e shëndetshëm.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar