KEDS vazhdon investimet në energji

Kompania Kosovare për Distrubimin dhe Frunzimin me Energji Elektrike  KEDS sh.a,  ka vazhduar investimet e saja në Prishtinë, Prizren dhe në Gjakovë, duke zëvendësuar pajisjet e vjetra me të reja, me qëllim të zvogëlimit të humbjeve teknike, komerciale si dhe përmirësimit të cilësisë së tensionit të energjisë elektrike. “KEDS gjatë janarit të këtij viti ka

Kompania Kosovare për Distrubimin dhe Frunzimin me Energji Elektrike  KEDS sh.a,  ka vazhduar investimet e saja në Prishtinë, Prizren dhe në Gjakovë, duke zëvendësuar pajisjet e vjetra me të reja, me qëllim të zvogëlimit të humbjeve teknike, komerciale si dhe përmirësimit të cilësisë së tensionit të energjisë elektrike.

“KEDS gjatë janarit të këtij viti ka impelentuar disa projekte në të gjitha distriktet e Republikës së Kosovës. Ekipet e implementimit të projekteve dhe ekipet e mirëmbajtjes nuk ndalen. Ata po ecin furishëm në arritjen e objektivave të parapara, madje edhe në tejkalimin e tyre”, tha Avni Alidemaj, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes.

Këto investime ndikojnë direkt tek konsumatorët. “Pajisjet e reja do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit dhe do të mundësojnë kapacitet më të lartë të shpërndarjes së energjisë elektrike. Për momentin, bëhen ndërrime të transformatorëve të mbingarkuar 630 kVa (kilovat-amper) me transformatorë të rinj me fuqi prej 1000 kVa, bëhet zëvendësimi i shtyllave të vjetra me shtylla të reja, të cilësisë së lartë e gjitha me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike”,bëri me dije  Alidemaj.

KEDS e ka trashëguar rrjetin distributiv të vjetëruar dhe në gjendje shumë të rëndë. Por, është i zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen.

Kjo punë do të përshpejtohet më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar