KE kërkon regjistrim të ri të popullsisë në Maqedoni

Këshilli i Evropës ka kërkuar që autoritetet e Shkupit të organizojnë sa më shpejt një regjistrim të ri të popullsisë. Asambleja Parlamentare e Këshillit miratoi një rezolutë muajin e kaluar, ku i kërkoi Shkupit të kryejë një regjistrim sepse politikat e shtetit nuk mund të zbatohen pa një të tillë. Marrëveshja Kuadër e Ohrit e

Këshilli i Evropës ka kërkuar që autoritetet e Shkupit të organizojnë sa më shpejt një regjistrim të ri të popullsisë. Asambleja Parlamentare e Këshillit miratoi një rezolutë muajin e kaluar, ku i kërkoi Shkupit të kryejë një regjistrim sepse politikat e shtetit nuk mund të zbatohen pa një të tillë. Marrëveshja Kuadër e Ohrit e 2001-shit parashikon të drejta të posaçme të pakicës shqiptare në qoftë se përbën 25% të popullsisë maqedonase bën të ditur Setimes.

“Maqedonia duhet të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme me përgatitjen e zbatimin e një regjistrimi të mbështetur në metodologjinë mbi të cilën do të bihet dakort midis zyrtarëve kryesorë, sepse në këtë mënyrë regjistrimi do të ketë një pasojë të drejtpërdrejtë mbi të gjitha komunitetet”, theksoi Asambleja e KE-së.

Zyra Shtetërore e Statistikave është e aftë të organizojë një regjistrim me cilësi të lartë, por duhet të zbatojë standarde ndërkombëtare për të parandaluar abuzimin, sipas drejtoreshës së zyrës Blagica Novkovska.

“Zyra Shtetërore e Statistikës mori 2.6 milionë euro këtë vit, përkundër 9.7 milionë euro më 2011 që iu dhanë për të kryer regjistrimin,” ka theksuar kryetarja e Entit Shtetëror të Statistikave, Cvetkovski.

Sipas regjistrimit të 2002-shit, në vend ka 2.1 milionë banorë nga të cilët maqedonasit përbëjnë 64.2 për qind, shqiptarët 25.2 për qind, turqit 3.9 për qind, romët 2.7 për qind dhe serbët 1.8 për qind.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar