KE i kërkon Bullgarisë pezullimin e ndërtimit të “South Stream”

Komisioni Evropian i kërkoi sot Sofjes të pezullonte ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” në territorin e saj, duke argumentuar se rregullat evropiane për tregjet publike nuk ishin respektuar nga ana e Bullgarisë. ”Komisioni u ka drejtuar një letër paralajmërimi autoriteteve bullgare, etapa e parë e procedurës së shkeljes për pezullimin e ndërtimit të seksionit të

Komisioni Evropian i kërkoi sot Sofjes të pezullonte ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” në territorin e saj, duke argumentuar se rregullat evropiane për tregjet publike nuk ishin respektuar nga ana e Bullgarisë.

”Komisioni u ka drejtuar një letër paralajmërimi autoriteteve bullgare, etapa e parë e procedurës së shkeljes për pezullimin e ndërtimit të seksionit të ‘South Stream’ mbi territorin bullgar”, njoftoi Komisioni.

“Preferenca e dhënë për kompanitë ruse dhe bullgare pa publikimin e tenderit në Fletoren Zyrtare të BE-së është një shkelje e qartë e rregullave të BE-së për prokurimin publik”, shpjegoi Sabine Berger, zëdhënëse e Komisionerit të
Energjisë, Gunther Oettinger.

“Komisioni kërkoi shpjegime dhe pezullimin e punimeve përderisa diskutimet nuk kanë përfunduar ende”, saktësoi ajo.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar