Kazakistan rrëzohet raketa ruse

Kazakistan rrëzohet raketa ruse

Një raketë ruse është rrezuar në Kazakistan pak sekonda pas lëshimit nga impianti rus Baikonur. Raketa e tipit “Proton-M” është copëtuar para se të shpërthente duke krijuar një top të madh zjarri në kozmodromin e Baikonurit. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, “Interfax”, 500 tonelata karburant helmues mund të jetë çliruar nga shpërthimi i raketës dhe

Një raketë ruse është rrezuar në Kazakistan pak sekonda pas lëshimit nga impianti rus Baikonur.

Raketa e tipit “Proton-M” është copëtuar para se të shpërthente duke krijuar një top të madh zjarri në kozmodromin e Baikonurit. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, “Interfax”, 500 tonelata karburant helmues mund të jetë çliruar nga shpërthimi i raketës dhe të ketë infektuar kompleksin.

Nga informacionet e para mësohet se nuk ka të plagosur apo viktima, ndërsa raketa po transportonte tre satelitë për sistemin satelitor rus Glonass.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit që shkaktuan rrëzimin e raketës.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar