“Kavani qëndron tek Napoli”

“Kavani qëndron tek Napoli”

Mesa duket çështja Kavani po kthehet në një telenovelë me seri të njëpasnjëshme. Shumë spekulime janë thënë rreth tij për një transferim te Reali i Madridit, Mançester Siti, Monako, apo dhe PSG. Ka qenë vëllai i tij dhe menaxheri Valter Guljelmone, i cili konfirmon se sulmuesi uruguaian nuk largohet nga Napoli dhe se ai është

Mesa duket çështja Kavani po kthehet në një telenovelë me seri të njëpasnjëshme. Shumë spekulime janë thënë rreth tij për një transferim te Reali i Madridit, Mançester Siti, Monako, apo dhe PSG.

Ka qenë vëllai i tij dhe menaxheri Valter Guljelmone, i cili konfirmon se sulmuesi uruguaian nuk largohet nga Napoli dhe se ai është shumë i kënaqur te skuadra italiane. Sipas tij, nga ana tjetër asnjë ofertë nuk është parë si e përshtatshme për një “makinë golash” si puna e Edison Kavanit.

Më pas ka qenë presidenti i Napolit, De Laurentis, i cili ka thënë se për Kavanin së fundmi është e interesuar skuadra e angleze e Çelsit.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar