Kavani-Xheko, marrëveshje që mund të kryhet

Kavani-Xheko, marrëveshje që mund të kryhet

Mançester Siti ka hyrë përsëri në garë për të sjelle në “Etihad Stadium” sulmuesin më të kërkuar të momentit Edison Kavanin.  Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”  presidenti i Napolit, De Laurentis, ka folur shumë për detajet lidhur me transferimin e sulmuesit në “San Paolo”.  Siç ka theksuar më parë, vetë presidenti e ka vënë

Mançester Siti ka hyrë përsëri në garë për të sjelle në “Etihad Stadium” sulmuesin më të kërkuar të momentit Edison Kavanin.

 Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”  presidenti i Napolit, De Laurentis, ka folur shumë për detajet lidhur me transferimin e sulmuesit në “San Paolo”.  Siç ka theksuar më parë, vetë presidenti e ka vënë çmimin për uruguajanin që kap shifrën e 63 milionë eurove.

Skuadra nga ishulli përveç milionave ka ofruar dhe sulmuesin boshnjak Edin Dzeko që mendohet të lërë Anglinë për të shkuar tek një klub tjeter.

Qëllimi i shitjes së sulmuesit uruguajan është se vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të kaluar tek nje klub tjetër për të provuar përvoja të reja, mundësisht në La Liga apo Premier Ligen angleze. Për sulmuesin do jetë e vështirë pasi klauzola e tij në rast largimi kap shifrën e 55 milionë eurove.

Për Kavanin interesohen edhe disa ekipe të tjera si Reali Madridit, Paris SG, Çelsi, Arsenali e të tjerë.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar