Kategoria Superbike, humb jetën Andrea Antoneli

Kategoria Superbike, humb jetën Andrea Antoneli

Akoma pa marrë veten nga aksidenti tragjik gjatë garës së çmimit të madh të Malajzisë së tetorit të 2011, ku humbi jetën Marko Simonçeli, një tjetër pilot gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin në pistën e Moskës. Andrea Andoneli, 25 vjeç pilot i skuadrës GoEleven, humbi jetën në xhiron e parë të provës së shtatë të

Akoma pa marrë veten nga aksidenti tragjik gjatë garës së çmimit të madh të Malajzisë së tetorit të 2011, ku humbi jetën Marko Simonçeli, një tjetër pilot gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin në pistën e Moskës.

Andrea Andoneli, 25 vjeç pilot i skuadrës GoEleven, humbi jetën në xhiron e parë të provës së shtatë të Botërorit Supersport, në kategorinë Superbike.

Gara nisi me një fushëpamje të kufizuar si shkak i shiut të rrëmbyeshëm që pushtoi pistën e Moskës.  Atje ku nuk ta merrte mendja, në pjesën më të drejtë të pistës, pas një prekje midis pilotëve të grupit qendror, ku shpejtësia kishte arritur 250 km për orë, Antoneli ka humbur kontrollin.

Pas humbjes së kontrollit të Kavasakit të tij ZX-6R u shtyp nga piloti i Ten Kate, italiani, Lorenco Zaneti. Edhe pse ndihma ishte e menjëhershme, Antoneli nuk mundi t’i shpëtonte vdekjes nga dëmtimet e rënda në kokë.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar