Zaneti: Me Maxarrin Interi drejt suksesit

Zaneti: Me Maxarrin Interi drejt suksesit

Kapiteni veteran i zikaltërve, Havier Zaneti, tha se trajneri Valter Maxarri është një drejtues me eksperiencë dhe se kudo ka shkuar ka pas sukses dhe se do ta drejtoj Interin sërisht drejt suksesit. “Maxarri? Po flasim për një trajner që ka pasur sukses kudo që ka ku ka qenë shpresoj, në fakt e di se

Kapiteni veteran i zikaltërve, Havier Zaneti, tha se trajneri Valter Maxarri është një drejtues me eksperiencë dhe se kudo ka shkuar ka pas sukses dhe se do ta drejtoj Interin sërisht drejt suksesit.

“Maxarri? Po flasim për një trajner që ka pasur sukses kudo që ka ku ka qenë shpresoj, në fakt e di se do të jetë i tillë edhe te Interi”- është shprehur Zanei per gazetarët.

Legjenda e Interit foli edhe për objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ndërsa shtoi se presidenti Morati po bën ç’është e nevojshme për ta bërë ekipin konkurues sërisht.

“Ne të gjithë duam të reagojmë dhe të kthehemi aty ku e meritojmë. Presidenti dhe klubi do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre, që ta kthejnë ekipin si më parë”,vazhdoi 39-veçari i Interit.

“Jemi duke u përgatitur që të jemi konkurrues që në fillim të kampionatit të ri. Një klub si Interi gjithmonë duhet ta synojë titullin dhe duhet ta bëjmë këtë deri në vërshëllimën e fundit të sezonit”, e mbyll Zaneti.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar