Kapet me 11 kg marijuanë 17 vjeçari, arrestohet nga policia

0

Arrestohet  në Gjirokastër në mëngjesin e sotëm 17-vjeçari nga Elbasani, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

R Muça është kapur me 11 kg drogë, gjatë momenteve që ai po udhëtonte në linjën e autobusave Gjirokastër- Tiranë.

Gjatë një ndalimi nga policia, të miturit i janë gjetur 10 pako me marijuanë në çantën e shpinës.

Policia po vazhdon hetimet për të gjetur vendin se nga vinte droga dhe bashkëpuntorët e tij.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here