Sekuestrohen 65 kg drogë në portin e Durrësit

Durrës-Forcat blu të qytetit të Durrësit, sekuestruan mbrëmjen e ditës së hënës, rreth 65 kg drogë në portin e Durrësit. Lënda e sekuestruar, e cila dyshohet si Kanabis Sativa u gjet në automjetin tip “Ford”. Policia kufitare e Durresit arrestoi pronarin e mjetit , shtetasin Artan Hajdari, 40 vjeç, banues në Sheq te Madh të

Durrës-Forcat blu të qytetit të Durrësit, sekuestruan mbrëmjen e ditës së hënës, rreth 65 kg drogë në portin e Durrësit.

Lënda e sekuestruar, e cila dyshohet si Kanabis Sativa u gjet në automjetin tip “Ford”.

Policia kufitare e Durresit arrestoi pronarin e mjetit , shtetasin Artan Hajdari, 40 vjeç, banues në Sheq te Madh të Fierit.

Automjeti në të cilin ishte fshehur lënda narkotike, ishte në ambjentet e portit dhe po priste të ankorohej në tragetin e linjës, Durrës-Ancona.

Pronarit të drogës i është sekuestruar një aparat celular dhe një shumë e  konsiderueshme parash.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar