Kaosi me sigurimet, çmimet pa asnjë kontroll

0

Kompanitë  e sigurimit  në vendin  tonë  kanë kanë ulur siguracionet për makinat me një kapacitet motorrik deri në 1.6 kubik. Ulja e dytë arrin në 4500 lekë nga 14600 lekë që ishte në fillim.

Duket se kompanitë e sigurimeve funksionojnë si qeveri më vete ku të dëmtuar janë qytetarët, të cilët shprehen se janë të pakënaqur.

Shumë nga drejtuesit kanë paguar shuma të kripura në muajin shkurt, por ka dhe të tjerë të cilët duket se fati i ka ndihmuar që ta presin siguracionin me një çmim më të lirë në këto ditë të muajit gusht. Megjithatë, të  tjerë të cilët presin uljet e rradhes për të kryer sigurimet për automjetet e tyre.

Tregu i sigurimeve, më shumë se sa i liberalizuar, duket se ka dalë nga kontrolli normal i funksionimit. 

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here