“Honda” tërheq nga tregu 404 mijë makina

“Honda” tërheq nga tregu 404 mijë makina

Gjiganti japonez i makinave, kompania “Honda” vendosi të tërheqë nga tregu plot 404 700 makina pas problemeve teknike të hasura në modelet “Odyssey”, “Acura MDX” dhe “SUV”. Drejtues të lartë të kompanisë deklaruan se pjesa dërrmuese e makinave që do të tërhiqen janë shitur në tregun amerikan dhe atë kanadez. Sipas tyre, makinat kanë problem

Gjiganti japonez i makinave, kompania “Honda” vendosi të tërheqë nga tregu plot 404 700 makina pas problemeve teknike të hasura në modelet “Odyssey”, “Acura MDX” dhe “SUV”. Drejtues të lartë të kompanisë deklaruan se pjesa dërrmuese e makinave që do të tërhiqen janë shitur në tregun amerikan dhe atë kanadez. Sipas tyre, makinat kanë problem në hapjen e jastëkeve të ajrit si edhe me paketat elektronike. Hetimi i kompanisë për problemin në fjalë nisi pas disa ankesave nga klientët sipas të cilëve, jastëkët e ajrit hapeshin pa shkak.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar