Kanadasë, shpetojnë 41 të ngujuarit në akull

Kanadasë, shpetojnë 41 të ngujuarit në akull

Grupi i turistëve dhe gjuetarëve, që ishin të ngujuar në akujt e Kanadasë veriore janë kthyer shëndoshë e mirë mbrëmjen e së mërkurës. Ky grup ishte i përbër nga 31 persona të cilët ishin nisur për një aventurë arktike dhe 11 gjuetarët Inuit, kishin mbetur të ngujuar në zonën veriore të ishullit Baffin, kur një

Grupi i turistëve dhe gjuetarëve, që ishin të ngujuar në akujt e Kanadasë veriore janë kthyer shëndoshë e mirë mbrëmjen e së mërkurës.

Ky grup ishte i përbër nga 31 persona të cilët ishin nisur për një aventurë arktike dhe 11 gjuetarët Inuit, kishin mbetur të ngujuar në zonën veriore të ishullit Baffin, kur një masiv akulli ishte shkëputur dhe u kishte zënë rrugën paraditen e së martes.

Njëri nga turistët, Grace Liau nga Boston ka rrëfyer për mediat lokale se ngujimi i tyre erdhi si pasojë e motit të keq dhe vetëm pas thirrjes për ndihmë, ushtria kanadeze arriti t’i shpëtonte nga angazhimi i ushtrisë së saj me helikopterë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar